Klosi: Të gjithë si vullnetarë  për të pastruar Shqipërinë 

Klosi: Të gjithë si vullnetarë  për të pastruar Shqipërinë 
Përveç penalizmit, një aspekt tjetër i rëndësishëm i operacionit "Pastrojmë Shqipërinë që duam" është sensibilizimi dhe ndërgjegjësimi. Kjo fazë nisi në Elbasan ku ministri Klosi iu bashkua të rinjve  të “Korpusi i Vullnetarëve”.  Aksioni u zhvillua në unazën lindore të qytetit, përgjatë rrugës nacionale Elbasan-Librazhd,  paralel me linjën hekurudhore ku të rinjtë vullnetarë punuan për pastrimin e mjedisit në të dyja anët e rrugës automobilistike duke mbledhur të paktën 200 thasë me mbetje.

Ministri  Klosi e cilësoi mjaft të rëndësishëm këtë aksion jo vetëm për rezultatin e tij, por edhe për aspektin sensibilizues që vjen nga të rinjtë që i bashkohen aksionit. “Jemi këtu për të bërë një aksion shumë të rëndësishëm për pastrimin e një zone të qytetit, një aksion i cili ka vlerën e tij nga pikëpamja ambjentale sepse po pastrohet një zonë shumë e rëndësishme e qytetit, zonë ku pothuajse kalon i gjithë aksi rrugor dhe ku kalojnë kaq shumë qytetarë nga e gjithë Shqipëria por po ashtu një aksion sensibilizues për të bërë një thirrje që vjen nga vetë rinia tashmë për të marrë pjesë sa më shumë në aksionin për pastrimin e Shqipërisë .”- tha ministri Klosi.

Më tej kreu i Turizmit dhe Mjedisit theksoi se nën shembullin e të rinjve çdo qytetar të evidentojë në platformën e bashkëqeverisjes çdo krim mjedisor. Klosi i cili vlerësoi edhe njëherë aksionin e përgjithshëm ku u angazhuan 500 të rinj vullnetarë nga  shkolla të ndryshme të Elbasanit dhe fshatrave. /s.i/afp/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: