KQZ rrëzon kërkesën e PS për Klement Zgurin

KQZ rrëzon kërkesën e PS për Klement Zgurin
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste për shkarkimin e Klement Zgurit nga posti i kreut të këtij institucioni.

Socialistët pretendojnë se Zguri ka fshehur informacionet mbi kryebashkiakun e Mallakastrës, Agron Kapllanaj, gjatë shqyrtimit të kërkesës për ndërprerjen e mandatit të tij për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

Materiali kishte mbërritur nga Prokuroria e Përgjithshme në datën 16 tetor dhe një ditë më pas ai i është shpërndarë anëtarëve të KQZ-së.

Kjo tregon se nuk ka pasur fshehja të dokumenteve nga kreu i KQZ-së, sikundër pretendon në kërkesën e PS-së./l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: