Kur qesh Agnesa

Kur qesh Agnesa
Siç është Valbona Selimllari në Shqipëri, miss-i i përjetshëm, edhe Kosova ka bukuroshen e saj të përjetshme.

Agnesa Vuthaj nuk i ndjen vitet që ikin, madje zbukurohet me kalimin e kohës, mes një aktiviteti e një tjetri.

Këtu ajo pozon bukur duke na shpalosur një buzëqeshje mahnitëse, teksa kalon një pasdite në kryeqytetin e Kosovës, në zonën tregtare të Prishtinës.

Agnesa është veshur me shije, me një pallto të verdhë, kombinuar me çantën bikolor, të firmës së saj por ka një roje besnike, qenin e saj të dashur.

Atletet? Aq në stil sa për të mos marrë seriozisht shumë jetën!

Shpërndajeni me miqtë tuaj: