Kuvendi, Majko: Buxheti duhet riparë, rritja e pensioneve qesharake

Kuvendi, Majko: Buxheti duhet riparë, rritja e pensioneve qesharake
Pandeli Majko, ministër për Diasporën, është ndër të paktët deputetë socialistë që ka reaguar ndaj projektbuxhetit për vitin 2018, duke kërkuar madje edhe rishikimin e tij.

Ndër të tjera Majko është ndalur në rritjen e pensioneve që sipas tij është qesharake dhe se kolegët e tij gabojnë kur flasin me përqindje, pasi 10 për qind për rrogën e deputetit është një drekë, ndërsa për pensionin është një kofshë pule.

“Ne për çdo rritje që bëjmë flasim me përqindje. Qeveria thotë se u rritën pensionet me 10%.

Por 10% e pagës sonë i thonë një darkë, ndërsa 10% e një pensioni është një kofshë pule, për të mos thënë që është vetëm ajo këmba e pulës.

Është momenti që të shkëputemi nga teknika e përqindjeve.

Pasi 10% është pak i ndryshëm në këndvështrime të ndryshme”, deklaroi Majko./l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: