Lexoni sot, 17 nëntor 2017, në gazetën e përditshme "Albanian Free Press"

Lexoni sot, 17 nëntor 2017, në gazetën e përditshme "Albanian Free Press"
“Ura e Dajlanit”, atje ku nënat shesin trupin për të rritur fëmijët

DURRËS, TË SHESËSH TRUPIN NË

RRUGË PËR TË USHQYER FËMIJËT

VËZHGIM Trotuari që zgjatet nga Stacioni i Trenit tek Ura e Dajlanit është kthyer në “rrugën e seksit”. Vajza dhe gra, shesin trupin për 2 mijë lekë aktin. Rrëfimi i Albanës, nënë e dy fëmijëve, që burri e dhunonte dhe e nxirrte për të lypur me foshnjën në gji. Si e gjeti forcën të denonconte të shoqin dhe të divorcohej. Shkatërrimi i familjes së prindërve nga bixhozi dhe fati i trishtë që sot e detyron të dalë në rrugë

EKONOMI

Banka Botërore: Rritja ekonomike në Shqipëri do të ngadalësohet

Njësoj si Fondi Monetar Ndërkombëtar, edhe Banka Botërore parashikon rënie të ritmeve të ekonomisë shqiptare. Këtë e lidhin kryesisht me mbylljen e financimit për projekti TAP dhe HEC-in e Devollit, deri në -7% të rënies së totalit të investimeve të huaja direkte. Dinamikat e investimeve janë të lidhura me progresin në dy projekte të mëdha energjetike të financuara nga IHD-të (gazsjellësi Trans Adriatik dhe hidrocentrali i Devollit)”, saktësojnë ekspertët e BB-së, duke lënë të nënkuptohet se përfundimi i tyre do të ulë menjëherë ritmet e larta të rritjes ekonomike të vendit. “Përsa i përket financimit, IHD-të u zvogëluan me -7%, pasi aktivitetet që lidhen me dy projekte të mëdha të energjisë, të cilat arritën kulmin në 2016, filluan të bien”

5

“ANTENA JASHTË FAMILJES"

”Antena...” sjell PPSH-në:

Shoqata e Libër Prodhuesve, letër Kryeministrit: Aman, t'u bëfshim kurban! Riboto librin "Kurbani"!

“Antena Jashtë Familjes" vjen sot me nënrubrikën e fundjavës, që e kemi titulluar PPSH; pra, me Përmbledhjen Politike të Shartuar. Në këtë PPSH, kemi mbledhur tri ngjarje me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare. E para ka të bëjë me...

Më mirë, lexojini vetë me kafenë e sabahut, përpara se të shkoni të blini ndonjë libër te Panairi. Ja përmbledhja:

KOMENT

DETI ADRIATIK- ANËTAR I BE

Nga FRROK ÇUPI

Deti Adriatik na bëhet herë si frymor, herë si teatër tragjedish dhe herë... si shtet. Jo se deti vetë i zgjedh këto role, por sepse politikat në brigjet e Adriatikut, e trajtojnë në këto mënyra. Prej disa vitesh, eurokratët e BE-së e kanë trajtuar si një shtet ose si një pretekst, për të ndarë shtetet sipas interesave të tyre.

 

Spilleja dhe babëzia në vjedhjen e bregdetit

Plator Nesturi

Hetimi nga ana e prokurorisë së Kavajës për tjetërsimin e 36 ha tokë në zonën e Spillesë ka hapur një skandal të madh abuzivizmi se si mund të përvetësohet toka nga zyrtarët e investitorët të lidhur me pushtetin. Lëshimi I dokumenteve të pronësisë në zonën bregdetare për banorë vendas e që më pas këta e shesin për dy lekë tek të tretët hap kështu një kalvar të vjedhjes së rajoneve të shijshme për zhvillim turizmi në të gjithë vendin. Skema e përdorur, çka bëhet e ditur nga hetimet e prokurorisë është sa e thjeshtë edhe e pacipë. Banorë të ndryshëm lajmërohen se u kanë dhënë tokë nëpërmjet ligjit 7501 si mbështetje nga bashkia apo komuna meqë janë të vobektë.

OPINION

ASHTU ËSHTË NJË MUHABET

Nga SONILA MEÇO

Do të ishte logjike (për aq sa logjike ngjajnë tashmë gjërat në Shqipërinë e paradokseve),  t’i kërkoje sot kryeministrit të vendit, të rrisë ekonominë me të njëjtën madhësi shpenzimesh që bëri për fushatën elektorale. Dhe me shpenzime, kuptoj çdo vlerë legale e ilegale që u vu në shërbim të saj. Por mesa duket, qeveria e ka tejkaluar logjikën, duke u përpjekur të bëjë me ekonominë atë që bëri me shpenzimet e fushatës, të injektojnë në të pará legale dhe ilegale.

LEXONI GAZETËN E PLOTË DIGJITALE FALAS!

Shpërndajeni me miqtë tuaj: