Mbyllet takimi në Kretë Kotzias-Bushati, në Shqipëri do të vlerësohet mes tyre progresi i arritur

Mbyllet takimi në Kretë Kotzias-Bushati, në Shqipëri do të vlerësohet mes tyre progresi i arritur
Pas takimit në Kretë kanë dalë me një njoftim të përbashkët Ministritë e Punëve të Jashtme të Greqisë dhe Shqipërisë.

Ministrat e Punëve të Jashtme të Greqisë dhe Shqipërisë, Nikos Kotzias dhe Ditmir Bushati, zhvilluan bisedime në Kretë më 10-12 nëntor 2017, duke u përqendruar në çështjet e hapura bilaterale mes dy vendeve tona.

Bisedimet u konsideruan të suksesshme nga të dy palët,  të cilat në deklaratë thuhet se ato “u zhvilluan në një atmosferë miqësore dhe konstruktive.”

Të dy palët pranuan rëndësinë e dialogut dhe zgjidhjen e disa çështjeve ende të pazgjidhura. Stafet gjithashtu thuhet se “u pajtuan për hapat e mëtejshëm që duhen ndërmarrë për të arritur rezultate pozitive në bazë të vlerave dhe normave evropiane, në dobi të të dy vendeve dhe popujve të tyre.”

Bisedimet u vlerësua nga palët “se përbëjnë një hap të rëndësishëm përpara mbi përpjekjet për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme lidhur me  probleme afatgjata, përpjekje të cilat do të vazhdojnë. Në bisedime u ra dakord që ministrat do të takohen përsëri në një periudhë tjetër, në Shqipëri, në mënyrë që të vlerësojnë progresin e arritur dhe të vendosin për hapat konkretë të mëtejshëm.”

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: