Në Korçë, hapet nesër Shtëpia e Flamurit

Në Korçë, hapet nesër Shtëpia e Flamurit
Ditën e nesërme hapet në Korçë Shtëpia e Flamurit, e cila do të promovohet pikërisht nga mbledhja e përbashkët e dy qeverive, Shqipëri-Kosovë.

Ka qenë vetë ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila ka postuar këto foto të transformimit të saj pas djegies dhe rrënimit.

“Në 2013, premtuam që do e rindërtojmë, sepse është një ndërtesë shumë e rëndësishme historie për Korçën dhe për Shqipërinë, për Kombin dhe për Kulturën. Ministria e Kulturës e mbajti premtimin, e ndërtoi! Sonte ajo është gati, për të hapur dyert për të parën herë nesër, për qeverisjen e përbashkët Shqipëri-Kosovë dhe më pas për t’u kthyer në një qendër kulture e për kulturën”, shkruan ministrja Kumbaro.

/n.e/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: