Nis seanca për masën e sigurisë ndaj gjyqtarit Shkëlqim Miri

Nis seanca për masën e sigurisë ndaj gjyqtarit Shkëlqim Miri
TIRANE ­ Gjykata e Krimeve të Rënda ka nisur seancën për dhënien e masës së sigurisë ndaj gjyqtarit Shkëlqim Miri. Prokuroria e Krimeve të Rënda do kërkojë masën e “arrestit me burg” për gjyqtarin Shkëlqim Miri, i cili ishte ndaluar më parë në kuadër të hetimit për marrjen e 20 mijë eurove në këmbim të lirimit të të dënuarit për vrasje Gentian Doda.

Në shtëpinë e Mirit gjatë kontrollit të policisë u gjet një shumë monetare me vlerë 340 milionë lekë të vjetra. Miri rrezikon një dënim nga 5 deri në 12 vjet burg, nëse shpallet fajtor, në bazë të akuzës për korrupsion pasiv të ngritur nga Prokuroria. Dyshohet se pasi është dorëzuar shuma prej 20 mijë eurosh, Gentian Doda është lajmëruar me telefon se ai do të lirohej. Është zbuluar se i arrestuari Alban Buçi, një prej sekserëve që është bërë ndërmjetës për pagesën e parave te gjyqtari Miri, është kushëri i Gentian Dodës. /s.i/afp/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: