OSBE: Gati që të punojmë me politikën për të çuar përpara reformat kyçe

OSBE: Gati që të punojmë me politikën për të çuar përpara reformat kyçe
Ambasadori i OSBE-së Bernd Borchardt deklaroi se prezenca mbetet e gatshme që të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë dhe të punojë me qeverinë, aktorët politikë, shoqërinë civile, median dhe të gjithë qytetarët për të ecur përpara me reformat kyçe.

“Jemi të lumtur që punojmë nga afër me të rinjtë dhe që përfshijmë perspektivat rinore në punën e përditshme të OSBE-së, duke forcuar vetëbesimin dhe dialogun mes tyre,” tha Borchardt, gjatë takimit me zëvendësministrin e Jashtëm të Austrisë Michael Linhart, sot në Tiranë.

Borchardt foli për rolin konstruktiv të Shqipërisë në nxitjen e bashkëpunimit rajonal, duke përfshirë nismat e fundit për shkëmbimet mes të rinjve, të organizuar në bashkëpunim me autoritetet shqiptare dhe Prezencën e OSBE-së./l.k./

(Foto: Google)

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: