PBDNJ, Dule: Greqia duhet të interesohet sistematikisht për fatin e minoritetit

PBDNJ, Dule: Greqia duhet të interesohet sistematikisht për fatin e minoritetit
Vangjel Dule, kryetar i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, ka komentuar sot, lidhur me bisedimet Shqipëri-Greqi si dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.

Dule u shpreh se ka nevojë për një dialog më intensiv mes dy vendeve fqinje për të arritur një nivel të lartë marrëdhëniesh.

Gjatë një interviste për "Zërin e Amerikës", kreu i PBDNJ deklaroi se ka kërkuar nga Athina respektimin e të drejtave të minoritetit grek, si dhe për çështjen e pronave u shpreh se kemi parë vetëm fillimin e problemit.

"Uroj me takimin e fundit të kemi një dialog normal. Kemi kërkuar dhe insistojmë që Athina të kërkojë respektimin dhe të drejtat e minoritet grek. Ne jemi të mendimit që Greqia duhet të interesohet sistematikisht për fatin e minoritetit të saj. Ne lidhje me statusin e pronave, ne kemi parë vetëm majën e ajsbergut, është për të ardhur keq.  Ka një filozofi e cila synon në rrëmbimin e pronës dhe vënia e tyre në abuzim të ligjit në shërbim të interesave", u shpreh Dule.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: