PD, Noka: Gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurisë është folur me emra, zyrtarë të përfshirë në trafik droge

PD, Noka: Gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurisë është folur me emra, zyrtarë të përfshirë në trafik droge
Deputeti i PD, Flamur Noka deklaroi se nëse do të zbardhet mbledhje e Këshillit të Sigurisë Kombëtare e zhvilluar në 11 nëntor 2016 do të dalin emra zyrtarësh të lartë të përfshirë në trafikun e drogës.

Sipas Nokës kjo mbledhje duhet zbardhur urgjentisht.

Teksa u pyet lidhur me refuzimin e kërkesës nga Presidenti Meta, Noka u shpreh se në atë mbledhje është folur me emra konkretë për zyrtarë të lartë të përfshirë në trafik droge.

“Qeveria është kapur dhe u nxor në pah se qeveria doli me paratë e krimit. Ne besojmë se ka të dhëna konkrete, zbardhja e të cilave hedh dritë. Në dijeninë tonë është folur për emra konkretë, ku ka emra të njohur të përshirë në trafikun e drogës. Për të qenë transparent ne ndërmorëm këtë iniciativë.

Arsyet se pse u refuzua kërkesa nga presidenti nuk e di, por ne do vazhdojmë të këmbëngulim për zbardhjen e asaj mbledhje. Po të zbardhet ajo mbledhje dalin në dritë shumë gjëra. I bëj thirrje Prokurorisë të kërkojë të njëjtën gjë nga Presidenti për zbardhjen e mbledhjes së Këshilli të Sigurisë” tha Flamur Noka.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: