PD, Patozi: Opozita është e papërgatitur për të shfrytëzuar dosjen Tahiri

PD, Patozi: Opozita është e papërgatitur për të shfrytëzuar dosjen Tahiri
Ish-nën kryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka paralajmëruar një lëvizje të re politike e cila do të ndryshojë sistemin politik në vend.

Gjatë një interviste në Report Tv, Patozi foli lidhur me çështjen “Tahiri”, duke thënë se mazhoranca pengoi drejtësinë gjë që solli rrënimin dhe një goditje të rëndë për shumicën.

Gjithashtu Patozi foli edhe për çështjet brenda PD-së, teksa u shpreh se pret një përgjigje nga Lulzim Basha për platformën për ringritjen e PD që i dorëzoi grupi i kritikëve, ndërsa nëse nuk do të merret në konsideratë atëherë la të kuptohej se kjo lëvizje brenda PD mund të kthehet në një lëvizje politike.

Ndërkohë që u pyet nëse opozita është në gjumë, Patozi u shpreh:

“Është më e rëndë se kaq. Opozita nuk është në gjumë, por për shkak të Bashës është në një moment pritje, opozita nuk po godet sistemin. Opozita po përpiqet që të vijë në pushtet jo për shkak e saj por shpreson të bjerë qeveria. Shqiptarët e kanë të vështirë që të gjejnë diferencën. Jo vetëm emrat, por kur nevoja sociale është e madhe bien emrat. Ne po flasim për një ide që opozita nuk e ka, Basha as nuk do dhe as nuk di që të dalë në sipërfaqe. Opozita është e papërgatitur për të shfrytëzuar dosjen Tahiri” deklaroi Patozi.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: