Perez "i rezervon" një vend Gallianit tek Real Madrid

Perez "i rezervon" një vend Gallianit tek Real Madrid
Sipas mediave spanjolle Adriano Galliani mund t’i rikthehet botës së futbollim me një rol drejtues por këtë radhë larg Milanit, në Spanjë.

Ish-drejtori sportiv i Milanit, Adriano Galliani, mund të kthehet në botën e futbollit duke iu bashkuar bordit të drejtorëve të Real Madridit.

Sipas Mundo Deportivo dhe La Stampa, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, i ka propozuar Gallianit një vend në bordin e drejtorëve të kampionëve të Spanjës.

Galliani momentalisht është pjesë e kompanisë televizive të Berlusconit, Mediaset Premium.

Kujtojmë që 73-vjeçari ka qenë pjesë e Milanit për 30 vjet para se presidenti Silvio Berlusconi ta shiste klubin te investitori kinez Yonghong Li në muajin prill.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: