Përmbytjet, Meta ngushëllon homologun grek

Përmbytjet, Meta ngushëllon homologun grek
Presidenti Ilir Meta ka ngushëlluar për viktimat e shkaktuara nga përmbytjet homologun e tij grek.

Në një letër drejtuar kreut të shtetit helen nga Meta shkruhet se ky i fundit e ka ndjekur me tronditje dhe trishtim lajmin për viktimat në rrethinat e Athinës, e se shqiptarët janë në këto momente të vështira në krah të popullit grek.

Meta uron që të kapërcehet sa më shpejt kjo fatkeqësi natyrore, dhe kthimin sa më parë në normalitet të jetës së qytetarëve të Athinës dhe Greqisë./l.k./

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: