Pogradec,plagosi bashkëmoshatarin për motive të dobëta, arrestohet 37 vjeçari

Pogradec,plagosi bashkëmoshatarin për motive të dobëta, arrestohet 37 vjeçari
Pogradec,plagosi bashkëmoshatarin për motive të dobëta, arrestohet 37 vjeçari

Një 37 vjeçar, i identifikuar nga policia si Xhevahir Kajaçka, është arrestuar ditën e sotme pasi dyshohet si autor i plagosjes së një personi. Sipas policisë dy ditë më parë Kajaçka dyshohet se ka goditur për motive të dobëta me sende të forta një 36 vjeç, banues në fshatin Gështenjas. 36­vjeçari me inicialet N.P pas mjekimit në Spitalin e Pogradecit u dërgua për mjekim të specializuar në Tiranë. Materialet për ndjekje të mëtejshme, iu referuan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje". /s.i/afp/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: