Propozim i LSI për skemën e ndihmës ekonomike, Kryemadhi: Aktualisht ajo ofron lëmoshë

Propozim i LSI për skemën e ndihmës ekonomike, Kryemadhi: Aktualisht ajo ofron lëmoshë
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, propozoi sot rritjen me 2% të GDP-së për të luftuar varfërinë.

Sipas saj qeveria për të varfrit jep vetëm lëmoshë.

Kryemadhi dha edhe një propozim konkret, me koncesionet që jepen për shëndetësinë.

LSI do të ketë prioritet kryesor luftën kundër varfërisë ku në themel do të jetë propozimi ynë për ndihmën ekonomike përreth 80 mijë familje apo mbi 320 mijë qytetarë. Ne jemi për ndryshim radikal të skemës aktuale që ofron lëmosh dhe jo shans për mbijetesë.

“Ne besojmë se mund t’i japim fund varfërisë absolute për çdo shqiptare nëse fondi i ndihmës ekonomike shkon në 2% të GPS-ë, sot është 0.4 për qind e GBS-së, ose afërsisht 200 mln euro në vit për të ndihmuar shqiptarët, pra 2 dollarë për frymë. Propozimi ynë është më i vogël se sa koncesionet e që Rilindja ka dhënë për shëndetësinë.”

Ajo akuzoi qeverinë se nuk ka prioritet për shtresat e varfëra.

“Kjo mazhorancë nuk ka një program qeverisës dhe ekonomik për të reduktuar hendekun mes të pasurve dhe të varfërve, por ka një projekt për të pasuruar oligarkët. Buxheti i 2018-s rrit taksat për 90 për qind të shqiptarëve dhe i ul për oligarkët”, u shpreh kryetarja e LSI.

Kryemadhi tha se në 4 vjet është rritur tatimi mbi fitimin për bizneset.

Me buxhetin e 2018-s qeveria do të shtojë 3-fish taksën e banesës, duke detyruar qytetarët të paguajnë 48 dollarë. Ndërkohë do të çojë në zero taksën për operatorët me 5 yje, që janë sipërmarrje luksi”, tha Kryemadhi.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: