PS kërkon shkarkimin e kreut të KQZ-së, Klement Zguri

PS kërkon shkarkimin e kreut të KQZ-së, Klement Zguri
Partia Socialiste kërkon shkarkimin e Klement Zgurit nga posti i kryetarit të KQZ-së. Shkak për këtë kërkesë është bërë vendimi i këtij komisioni për të mos ndërprerë mandatin e kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj. Sipas socialistëve, kryebashkiaku është i dënuar në Itali, ndërsa akuzohet Klement Zguri se ka fshehur provat duke arkivuar në këtë mënyrë vendimin për mos të ndërprerë mandatin. Në këto kushte PS ka paralajmëruar nisjen e procedurave për shkarkimin e Zgurit nga posti i kreut të këtij Komisioni.

Zguri u zgjodh në krye të KQZ në kuadër të marrëveshjes së 18 majit mes kreut demokrat Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama. /s.i/afp/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: