PS, Spiropali: Kur Berisha dilte në televizor unë ngrija dy gishtat lart

PS, Spiropali: Kur Berisha dilte në televizor unë ngrija dy gishtat lart
Deputetja e PS, Elisa Spiropali, ka deklaruar sot në Kuvend se gjatë fëmijërisë së saj ka qenë një simpatizante e Berishës.

Spiropali u shpreh se kur Berisha dilte në ekran ajo ngrinte dy gishta ndërkohë që ironizoi ish-kryeministrin duke i thënë të hiqte dorë nga logjet në Kuvend.

“Kur isha e vogël, në vitet 90-91, ne si familje kishim simpati për Berishën. Ashtu e vogël, dilja përpara ekranit dhe ngrija dy gishtat kur dilte në televizor. Por gjatë kohës, ajo karizma e fillimit, energjia e madhe, filloi të bjerrej aq shumë, ndoshta nga vullneti për të hyrë në histori, Berisha ka harruar, por nuk është aq ekzakte sa të pranojë brenda saj një njeri që në fund të karrierës së tij, energjitë, veprat t’i kthejë në logje Kuvendi. Hiqni dorë nga këto dhe ndoshta do mbaheni mend për fillimet tuaja”, tha Spiropali. /f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: