PS thotë se është i dënuar në Itali me 2 vjet burg për vjedhje, reagon kryebashkiaku Kapllanaj

PS thotë se është i dënuar në Itali me 2 vjet burg për vjedhje, reagon kryebashkiaku Kapllanaj
Pas kërkesës së Partisë Socialiste dhe kreut të qeverisë, Edi Ramës, për të larguar nga detyra kreun e bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj ka reaguar lidhur me këtë çështje.

Sipas PS, ai rezulton i dënuar në Itali me 2 vjet burg për vjedhje, gjë që sipas Kapllanaj nuk është e vërtetë.

“Nuk kam pasur asnjë çështje civile jo më penale as në Itali as në Shqipëri,. Çfarë kam pas e kam deklaruar aty e ka pas PS, deklarimin tim ta kishin shqyrtuar në çdo kohë.

Kam blerë një makinë që ishte e vjedhur, nuk më është ndaluar hyrja në Itali, kam rënë viktimë, pasi makina ka rezultuar e vjedhur. Gjatë viteve që kam qëndruar në Itali nuk kam qenë asnjë ditë në burg. Çdo gjë e kam deklaruar në fillim, jam i hapur të hetohem” deklaroi Kapllanaj.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: