Reportazhi italian për Bulqizën, deputeti Beqaj i del "në krah" Ramës

Reportazhi italian për Bulqizën, deputeti Beqaj i del "në krah" Ramës
Deputeti i PS për qarkun e Dibrës, si dhe ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj foli lidhur me debatin e krijuar për reportazhin e emisionit italian“Le Iene”.

Beqaj, nga studiot e “Ora News” e komentoi si rast sporadik si dhe tha se situata aty ka ndryshuar që prej rreth dy vitesh.

Së pari nuk është investigim. Së dyti në vlerësimin tim unë bashkohem me kryeministrin që dukuria sot është sporadike në krahasim me vitet më parë. Para disa vitesh numri i këtyre fëmijëve ishte shumë herë më i lartë. Ka rreth 2 vjet që një pjesë është e rrethuar nga një kompani që e administron.

Bashkohem me fjalën sporadike. Në krahasim më para 4 vjetësh aty ka perspektivë, sepse investimet që janë bërë nga sipërmarrësit i kanë dhënë jetë asaj miniere. Investimet e bëra në pasurimin e kromit dhe me investime që priten të bëhen në Spitallë, për ti dhënë një mundësi zhvillimi asaj zone” tha deputeti Beqaj.

Reportazhi i “Le Lene” nxirrte në pah sesi fëmijët punonin nën moshë punonin në minerat e kromit, gjë që kryeministri e quajti si “kazan” këtë reportazh dhe se ishte bërë vite më parë.

Gazetarja që kreu reportazhin reagon me një deklaratë zyrtare duke thënë se gjithçka është e dokumentuar dhe filmimet janë kryer një muaj më parë.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: