Rusi 2018, Messi tregon "hallin" për shortin e Botërorit

Rusi 2018, Messi tregon "hallin" për shortin e Botërorit
Gjatë një interviste, kapiteni i Argjenines, Lionel Messi, shpreson që shorti mos ta çojë skuadrën e tij përball Spanjës që në turin e parë pasi sipas Messit është një rival i vështirë.

Sipas sulmuesit të Barcelonës favoritët për Rusi 2018 mbeten Brazili, Gjermania, Spanja.

“Kandidatet? Spanja, Brazili, Gjermania…Franca. Mendoj se për momentin këto janë ekipet që më kanë bërë më shumë përshtypje, pasi kanë dhe shumë kualitete”, tha për TyC Sports argjentinasi që nga Moska, ku Argjentina i tij do të ndeshet me Rusinë të shtunën në një ndeshje miqësore.

“Gjatë shortit (me 1 dhjetor), shpresojmë që të mos përballemi me Spanjën në turin e parë, pasi është një rival i vështirë”, ka theksuar Messi. /f.ç/Albanian Free Press Online/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: