“Smoke Snake”/Zbulohet identiteti i pesë shqiptarëve trafikantë droge në Napoli

“Smoke Snake”/Zbulohet identiteti i pesë shqiptarëve trafikantë droge në Napoli
Emrat e 21 të arrestuarve dhe 5 personave në kërkim në lidhje me operacionin “Smoke Snake”, që u finalizua ditën e djeshme  në Napoli janë bërë publikë nga mediat italiane.

Shqiptarët e arrestuar janë Luan Çika alias Luan Hyseni 36 vjeç, Everton Ndreraj 26 vjeç dhe Eduard Shehaj 39 vjeç.

Tre shqiptarët ende në kërkim janë: Arian Demiri 30 vjeç, Altin Xoxa 47 vjeç dhe Xhimi Isiu 33 vjeç.

Operacioni u krye pas njëhetimi që nisi nga pala italiane që në Qershor të vitit 2016 dhe prej një viti janë sekuestruar 8 kg heroinë dhe 38 kg marijuanë. Ndërkohë policia tha se janë sekuestruar edhe 500 mijë Euro pasuri , 2 apartamente, 1 makinë, 65 llogari bankare 18 mijë Euro cash dhe 3 kompani.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: