Takimi kundër terrorizmit 3 palësh Shqipëri-Kosovë-Itali në Tiranë, bashkëpunim në hetime dhe informacione

Takimi kundër terrorizmit 3 palësh Shqipëri-Kosovë-Itali në Tiranë, bashkëpunim në hetime dhe informacione
Një takim 3-palësh u zhvillua sot në Tiranë mes Drejtuesve të Strukturave Kundër Terrorizmit nga Policia e Shqipërisë, Kosovës dhe Italisë.

Takimi u zhvillua në kuadër të vlerësimit të kërcënimeve aktuale terroriste në vendet tona, rajon e më gjerë me qëllim koordinimin e masave dhe forcimin e bashkëpunimit për parandalimin e goditjen në kohë të çdo veprimtarie terroriste.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako falënderoi të pranishmit dhe i siguroi ata për mbështetje pa asnjë rezervë në shkëmbimin e shpejtë të informacionit dhe veprime të tjera në planin operacional e hetimor.

Gjithashtu Çako vlerësoi punën e bërë dhe rezultatet e arritura në parandalimin, hetimin dhe goditjen e veprimtarive terroriste në Shqipëri, Itali e Kosovë e cila pa dyshim ka ardhur si rezultat i vullnetit që qeveritë respektive kanë për t’iu përgjigjur sfidave e mbështetur këto struktura ndaj çdo kërcënimi terrorist.

Më pas u vu theksi tek bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informacioneve lidhur me persona ty dyshuar ose akte terroriste.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: