The Economist: Shovinizëm fetar në Ballkan

The Economist: Shovinizëm fetar në Ballkan
“Së fundmi, nacionalizmi fetar dhe ultra-nacionalizmi është rikthyer në Europën juglindore – edhe pse jo si forcë dominuese, por ka shkëndija që po bëhen edhe më të dukshme”.

Kështu shkruan prestigjiozja “The Economist”, duke shtuar se “simptomë e kësaj është partia Agimi i Artë në Greqi”. , “Këto parti të së djathtës ekstreme mbështeten fort në retorikën fetare. Në manifestimin e mbajtur në Selanik, burrat me kostume festonin për themelimin e frontit të përbashkët kundër fesë islame dhe globalizimit liberal në fenë e tyre.

Këto parti të djathta ekstreme mbështeten fort në retorikën fetare. Në ceremoni shihen liderët e dy partive teksa vizitojnë dy nga manastiret afër Malit Athos; atë të Esphigmenou dhe manastirin serb të Hilandarit”, shton “The Economist”.

Për të theksuar më tej se “as Agimi i Artë, as radikalët serbë nuk janë në trend nëpër shtetet e tyre, por nuk duhet nënvlerësuar”.

Duke përfunduar se “fatmirësisht as jeta politike në Ballkan dhe as ajo fetare, nuk kanë filluar dhe mbaruar me këta zëra (radikalë). Por padyshim se janë projektuar me besim të madh, sepse për herë të parë në dekadat e fundit, historia është në anën e tyre”.

/n.e/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: