Tinka Kurti dhe Margarita Xhepa dekorohen nga presidenti i Kosovës, Thaçi

Tinka Kurti dhe Margarita Xhepa dekorohen nga presidenti i Kosovës, Thaçi
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dekoron aktoret shqiptare Tinka Kurti e Margarita Xhepa, si dhe Kryetaren e Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi”, Zenepe Luka.

Hashim Thaçi dokoratat me Medaljen Presidenciale të Meritave i akordoi pas pritjes së delegacionit të Fondacionit.

“Ky fondacion tregon më së miri për marrëdhëniet e lira kulturore që sot mund të zhvillohen në mbarë hapësirat e banuara me shqiptarë”, u shpreh  Thaçi.

Kryetarja e Fondacionit Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi”, Zenepe Luka, tha se janë anëtarët e këtij fondacioni munduar gjithnjë të promovojnë kontributin e gjithanshëm të gruas shqiptare në fushën e kulturës, shkencës, artit dhe shoqërisë.

“Fondacioni ka degë të shumta në mbarë trojet shqiptare”, ka thënë ajo.

Aktoret e njohura shqiptare Tinka Kurti dhe Margarita Xhepa, si dhe kryetaren e Fondacionit Zenepe Luka, presidenti Thaçi i dekoroi me Medaljen Presidenciale të Meritave.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: