Traumat në rritje, shkak, aksidentet dhe rëniet nga lartësitë

Traumat në rritje, shkak, aksidentet dhe rëniet nga lartësitë
Aksidentet automobilistike dhe rëniet nga lartësitë, kryesisht nga aksidentet në punë, kanë rritur numrin e rasteve urgjente që paraqiten në Shërbimin e Traumës në Tiranë. Mjeku i shërbimit ë Urgjencës në Spitalin e Traumës thekson se përgjatë 24 orëve paraqiten 150 pacientë të cilët kanë nevojë për trajtim mjekësor. “Tashmë është bërë zakon, 120 deri në 150 raste në ditë paraqiten në urgjencën tonë. Nga këto, mbi 50 për qind të rasteve janë nga Tirana. Me rritjen e numrit të mjeteve të lëvizshme kemi një rritje të numrit të përdoruesve të tyre. Ndërkohë, rreth 20-25 për qind të rasteve të traumës që paraqiten në urgjencë janë rënie nga lartësia. Pastaj është mënyra tjetër e goditjes me mjete të forta”, deklaron profesor Agron Dogjani. Mjekët theksojnë se ka një rënie të rasteve të plagosjeve me armë zjarri në të gjithë vendin.

Sipas Dogjanit, falë një investimi të bërë në dy vitet e fundit në aparatura diagnostikuese tanimë përballohet më lehtë fluksi i traumave që shënohen në vend. /s.i/afp/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: