Vetting-u në Gjykatën e Tiranës, nis verifikimi i dosjeve për 6 gjyqtarët e parë

Vetting-u në Gjykatën e Tiranës, nis verifikimi i dosjeve për 6 gjyqtarët e parë
Shorti në Gjykatën e Tiranës përzgjodhi për verifikim 6 gjyqtarët e parë që do t’i nënshtrohen  procesit të Vetting-ut.

Në sitën e Vetting-ut do kalojnë dosjet e gjyqtarëve: Brunilda Kadi, Brunilda Kashmi, Artan Lazaj, Astrit Faqolli e Bledar Abdullai, ndërsa sot përzgjidhen 5 dosjet e gjyqtares Alma Brati.

Komisionerët e Pavarur të Kualifikimit kanë përzgjedhur 25 dosje.

Këta janë 6 gjyqtarët e Gjykatës së Tiranes që do kalojnë të parët në Vetting.

Artan Lazaj, ish- anëtar i KQZ-së,ishte në listën e gjyqtareve që iu refuzua viza nga ambasada amerikane.

Verifikimi i gjyqtarëve mbi procesin e Vetting-ut vjen pak ditë pasi gjyqtarit të Apelit Shkëlqim Miri me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda iu kontrollua banesa ku brenda saj u gjetën rreth 300 mln lekë (të vjetra). Miri u arrestua dhe u la në qeli nga ish-kolegët e tij.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: