Ambasadorja e Francës: Mandati i kryeprokurorit përfundon sipas kushtetutës

Ambasadorja e Francës: Mandati i kryeprokurorit përfundon sipas kushtetutës
Ambasadorja franceze, Christine Vasak përsëriti nga Korça qëndrimin e vendeve anëtare të BE për ështjen e mandatit të kryeprokurorit, duke thëne se ai përfundon sipas kushtetutës. Përfaqësuesja e Parisit në Tiranë foli edhe për hapjen e negociatave, duke theksuar se tashmë pritet vendimi i autoriteteve evropiane.

“Kushtetuta shqiptare disponon kohëzgjatjen e një mandati. Mandati i kryeprokurorit të përgjithshëm përfundon sipas kushtetutës dhe autoritetet kompetente janë ato që duhet të vendosin. Është një vlerësim që duhet të bëhet nga të gjithë shtetet anëtare të BE, në presim shumë raporte, “mos shkoni me shpejt se muzika” është një shprehje franceze.

Është një dëshirë e madhe e popullit që të bëhet pjesë e BE, Shqipëria është kandidate nga viti 2014. Tani ka ardhur momenti të presim vendimin e institucioneve dhe autoriteteve evropiane për hapjen e negociatave, por nuk duhet te nxitohemi.

Kjo analize do te bëhet duke u bazuar në sistemin e drejtësisë në Shqipëri” ka pohuar nga Korça ambasadorja franceze, Christine Vasak. /s.i/afp.al/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: