Arrestimet në derbin e basketbollit, tifozët e Partizanit përplasen sërish me policinë

Arrestimet në derbin e basketbollit, tifozët e Partizanit përplasen sërish me policinë
Ka nisur me përplasje mes tifozëve dhe policisë ndeshja e futbollit mes Partizanit dhe Teutës, që po zhvillohet në “Selman Stërmasi”. Kanë qenë tifozët e Partizanit ata që janë konfrontuar me policinë. Disa prej tyre janë shoqëruar sërish në polici.

Disa prej tyre janë shoqëruar në polici. Ngjarja ndodh vetëm një ditë pas incidenteve në ndeshjen e basketbollit,  mes dy ekipeve kryeqytetas ku sërish protagonistë do të jenë ultrasit e kuq.

Tre tifozë të ekipit të basketbollit Partizani kanë rënë në pranga për kundërshtim të punonjësve të policisë dhe përdorimin e sendeve të forta ndaj tyre.

Policia ka arrestuar shtetasit Bledar Beca 33 vjeç, Agron Meçanaj 38 vjeç dhe Aden Xh 18 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre lidhet me incidentin e regjistruar mbrëmjen e së shtunës, 9 dhjetor 2017, para fillimit të ndeshjes së basketbollit Tirana-Partizani.

Policia sqaron se “rreth orës 17.30, në rruga ”Dritan Hoxha”, para fillimit të ndeshjes së basketbollit e cila do zhvillohej në pallatin e sportit "Asllan Rusi" ndërmjet ekipeve Tirana – Partizani, këta shtetas me  disa persona të tjerë ende të pa identifikuar, jashtë ambjenteteve të Pallatit të Sportit, kanë kundështuar me dhunë   punonjesit e  policisë së forcës së Posaçme "Shqiponjat" dhe shërbimet e tjera të Komisariateve  të Policisë Nr 2 dhe 3  duke i goditur me sende të forta, gurë, drunjë e shkopinj bejsbolli”.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: