Arrestohet futbollisti i Premier League, qëlloi me armë në një lokal nate

Arrestohet futbollisti i Premier League, qëlloi me armë në një lokal nate
Një futbollist i Crystal Palace është arrestuar për mbajtjen e një arme zjarri pranë një klubi nate.

Mesfushori, 31-vjeç, Jason Puncheon, u arrestua në orët e hershme të së dielës.

Ai u akuzua më vonë për posedim të një arme zjarri, kërcënim dhe prishje të rendit publik që shkaktoi frikë ose provokim të dhunës.

Por ai është liruar me kusht që të paraqitet në Gjykatën e Guildford Magistrates, më 5 janar.

Klubi i tij Crystal Palace nuk ka pranuar të komentojë ngjarjen.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: