Arsenal i nënshtrohet "formatimit", në verë pritet të largohen 8 lojtarë kryesorë

Arsenal i nënshtrohet "formatimit", në verë pritet të largohen 8 lojtarë kryesorë
Sipas raportimeve dhe "zërave" duket se Arsenal do të pësoj një eksod ikjesh gjatë merkatos së verës..

Drejtuesit e skuadrës angleze pranojnë se gjatë merkatos në verën e ardhsme mund të largohen plot tetë lojtar.

Përveç të ardhmes së paqartë të Jack Ëilshere, Mesut Ozilit dhe Alexis Sanchezit, klubi londinez është i shqetësuar me një numër lojtarësh që kanë dhënë shenja se mund të largohen.

Per Mertesacker është duke planifikuar pensionimin, ndërsa Olivier Giroud dhe Theo Ëalcott janë duke menduar seriozisht të ardhmen e tyre.

E ardhmja e Aaron Ramseyt gjithashtu është në dyshim pasi mesfushorit i kanë mbetur edhe dy vjet në kontratën e tij. Në këtë fazë, Danny Welbeck nuk pritet të vazhdojë qëndrimin, pasi deri më tani është përdorur vetëm si zëvendësues i sulmuesve kryesorë.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: