Asensio lë Realin për United, ja dëshira e yllit spanjoll

Asensio lë Realin për United, ja dëshira e yllit spanjoll
Marco Asensio do ta zëvendësonte Realin me Manchester United.

Asensio është një nga lojtarët e rinj më të mirë të momentit, me një të ardhme që parashikohet të jetë e ndritur për të.

Real Madrid së fundmi i zgjati kontratën deri në vitin 2023 mesfushorit spanjoll.

21-vjeçari i cili ka zëne vend në formacionin e parë në katër paraqitjet e dy muajve të fundit, ka zëra se e largojnë Asension nga Real.

Sipas Diario Gol, ylli spanjoll dëshiron të luajë në Angli dhe shpreson që në një fazë të karrierës së tij të bashkohet me Unitedin. Zinedine Zidane do të ishte i hapur për shitjen e Asensios, i cili ka një çmim të lartë në klauzolën në rast largimi, bazuar në kontratën e re.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: