Balla në SHBA ngre shqetësimin e kontratës së PD me kompaninë e lobimit

Balla në SHBA ngre shqetësimin e kontratës së PD me kompaninë e lobimit
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë vizitës së tij në SHBA ka ngritur shqetësimin e kontratës ë PD me një kompani lobimi në Amerikë.

Gjatë një takimi me përfaqësuesit më të lartë të Institutit Demokratik Amerikan, u nënshkrua edhe një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Partisë Socialiste dhe Institutit Demokratik Amerikan.

Balla u shpreh se konkretizimi i këtij memorandumi bashkëpunimi është tepër i vyer për zhvillimin e transparencës së financimit të partive politike në vend, duke qenë se kjo e fundit është një prej çështjeve më të rëndësishme që po diskutohet sot në politikën shqiptare.

“Për ne është shumë e rëndësishme asistenca e vyer që ky institut, siç njihet ndryshe NDI, do të japë për transparencën e financimit të partive politike. Kujtoj që aktualisht një prej çështjeve më të rëndësishme e që po diskutohet edhe në politikën shqiptare është pikërisht transparenca, mënyra si financohen partitë politike në Shqipëri. Kemi një parti politike në Shqipëri mbi të cilën rëndojnë akuza mbi mënyrën e financimit të një veprimtarie lobingu edhe këtu në SHBA”, u shpreh Balla.

Balla tha se një fakt tjetër i rëndësishëm është se NDI është i gatshëm të mbështesë dhe të asistojë Komisionin e Reformës Zgjedhore./s.i/afp.al/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: