Basha: Të bashkohen të gjithë shqiptarët për të fituar betejën për liri

Basha: Të bashkohen të gjithë shqiptarët për të fituar betejën për liri
Në ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, kryetari i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se Rama i ka asgjësuar këto të drejta me shitblerjen e votës, me shantazhe dhe me kërcënime. Në një status në FB, kreu i opozitës thotë se sot, pas 27 vitesh shqiptaret ende nuk zgjedhim dot te lire. Basha i bën thirrje të gjithë shqiptarëve se betë, bashkimi është garancia e fitores në betejën  për liri dhe të drejtat njerëzore.

Statusi i plotë i Kryetarit Basha në facebook:

“Sot, në 10 dhjetor 2017, ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, duhej të debatonim si shoqëri për të drejtat e grave, të fëmijëve, për të drejtat e të rinjve, për përmirësimin e kushteve ku secili të ushtronte dhe të gëzonte të drejtat që i takojnë. Por fatkeqësisht 27 vite pas ardhjes së demokracisë, ne shqiptaret ende nuk zgjedhim dot të lirë, nuk gëzojmë dot lirinë e plotë të fjalës nga censura e qeverisë mbi median, nuk përfitojmë dot nga liria e vërtetë e tregut prej monopoleve të pushtetit. Edi Rama i ka asgjësuar këto të drejta me shitblerjen e votës, me shantazhe dhe me kërcënime. Qeveria e tij e shkel përditë dinjitetin e qytetareve me makuterinë e tenderave e koncesioneve, me shpërdorimin që ju bën fondeve publike, me arrogancën ndaj njerëzve. Kjo qeveri njeh vetëm privilegjet e saj, dhe shkel me këmbë të drejtat e liritë e njerëzve të thjeshtë.

Bashkimi i të gjithë shqiptarëve është garancia e fitores në betejën për liri dhe te drejtat njerëzore.” Shkruan Basha.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: