Botërori i Klubeve, Ronaldo i mjafton Realit për trofeun

Botërori i Klubeve, Ronaldo i mjafton Realit për trofeun
Reali i Madridit ka fituar trofeun e Kupës së Botës për klube. Finalja e luajtur në Abu Dabi, u mbyll në shifrat minimale 1-0, ku golin e vetëm të takimit e shënoi Kristiano Ronaldo, nga një goditje dënimi.

Me këtë rrjetë portugezi i cili pak ditë më parë "rrëmbeu" për herë të 5-të "Topin e Artë" thelloi akoma më shumë rekordin e golashënuesit më të mirë të këtij kompeticioni me Ronaldo-n që shkon në kuotën e 7 rrjetave, i ndjekur nga Leo Messi me 5 gola.

Tashmë, pas Ligës së Kampioneve, La Ligës, Superkupës së Spanjës dhe Superkupës së Europës, madrilenët bëjnë të tyrin edhe trofeun e Kupës së Botës.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: