Braçe-Peleshit: Ministria e Bujqësisë 90 ha tokë Balilit, ndërmjetës një 21-vjeçar

Braçe-Peleshit: Ministria e Bujqësisë 90 ha tokë Balilit, ndërmjetës një 21-vjeçar
Seanca e Kuvendit nisi sot me interpelancën e kërkuar nga Erion Braçe, me ministrin e Bujqësisë, Niko Peleshi, ndaj të cilit deputeti socialist i ngriti akuza, duke thënë se Ministria e Bujqësisë ka lidhur kontratë me shoqërinë “Balili”.

Kontrata është e lidhur për 90.4 hektarë tokë. Kjo kontratë për këtë sipërfaqe toke është në emër të një të afërmi të Klement Balilit, një 21 vjeçari. Pronat e Balilit janë vënë nën sekuestro, por këto kontrata nuk janë zgjidhur. Investimet e premtuara në kontrata nuk janë kurrë në trendin e 120 mln dollarëve. Politika ka degraduar në një qokë kriminale”, tha Braçe.

Sot në seanca mungonte kreut i PD-së, Lulzim Basha, që ndodhet në Londër.

Në mungesë duket se ka menduar Braçe, i cili luajti rolin e një opozitari të fortë, ndonëse në fillim të seancës munguan deputetët e PD-së të cilët e konsideruan interpelencën një teatër.

Ndërkohë, ministri Niko Peleshi tha pas akuzave të kolegut të tij socialist,  se ka nisur një proces auditimi për të parë të gjitha kontratat e tokave bujqësore.

“Këto kontrata janë një turp zoti ministër. Një tokë prej  90 hektarësh i është dhënë një 21-vjeçari, i cili ka lidhje me Klement Balilin dhe Balili nuk është një personazh teatri, por është një person i shpallur në kërkim dhe ju i jepni toka,” – replikoi Braçe.

I pranishëm gjatë fjalës së Braçes ishte edhe kryeministri Edi Rama.

“Nuk janë njoftuar fermerët për këto shpërndarje tokash që të marrin pjesë në garë, por vetëm klientët tuaj. Raste të tilla ka edhe në Fier, Lushnjë dhe kudo që keni operuar. Toka më prodhimtare në Divjakë është dhënë për prodhimin e foragjerëve, por a e dini kujt i është dhënë kjo tokë? Për fatin tuaj të keq, kjo tokë i është dhënë një kompanie që ka për qëllim rritjen e peshkut, prodhimin e armëve të gjahut, zhvillimin e gjuetisë,” – u shpreh Braçe, për të cilin duhet theksuar edhe fakti se ishte përfolur para formimit të qeverisë se mund të ishte ai ministër Bujqësie.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: