Bregu frenon Flamurtarin në Gjirokastër, Skënderbeu i paarritshëm

Bregu frenon Flamurtarin në Gjirokastër, Skënderbeu i paarritshëm
Vllaznia bën “vetëvrasje” në Shkodër dhe vihet në rrezik, Kukësi konfirmon trajnerin Milinkoviç, si për ironi të Dajës. Sot në Gjirokastër Flamurtari u ndal nga Bregu, në barazim 1-1, rezultat që i jep shpresa mbijetese Luftëtarit 

Aranit Muraçi

Mbyllet java e 13-të në Kategorinë Superiore me një barazim 1-1 mes Luftëtarit dhe Flamurtarit. Një gabim i mbrojtjes vlonjate i lejoi Bregut të shënonte në minutën e 80-të, një gol i çmuar, që afron Luftëtarin me Vllazninë, ndërsa Flamurtari kap Kukësin në renditje

Dejvi Bregu, talenti vlonjat shënon kundër skuadrës së vendlindjes duke i dhuruar një pikë të çmuar Luftëtarit. Përfundoi 1-1, por Flamurtari mund të duhej të kishte fituar, sepse shënoi në mesin e pjesës së parë me Zhufon. Më pas krijoi lojë e raste, aq sa në pjesën e dytë gaboi shumë, përballë një Luftëtari krejt të çorientuar në prapavijë.

Skënderbeu thellon diferencën me ndjekësit më të afërt dhe pret këtë mesjavë, t’i japë fund aventurës së suksesshme në Europë. Përballë “Young Boys” në takimin e fundit të fazës së grupeve në Europa League, korçarët nuk kanë shanse kualifikimi, gjithsesi mbyllin një histori suksesi sikurse në kampionat pritet ta mbyllin pjesën e parë të këtij sezoni si kampionë dimri. Nuk ka çështje trajneri te Skënderbeu, teksa klubi korçar tha se nuk e diskuton të ardhmen e Ilir Dajës. Ndryshe nga kampi i Kukësit, që pas humbjes direkte me rivalin për titull, iu desh të konfirmojë sërish serbin Mladen Milinkoviç. Pas javës së 13-të, Skënderbeu ka gjetur një rival të pazakontë, Kamzën debutuese, që me fitoren ndaj Teutës, mori tri pikë dhe u ngjit në vend të dytë, 8 pikë pas kryesuesve.

Dy ndeshjet e ditës së djeshme, sollën dy fitore për ekipet udhëtuese dhe dy humbje për ekipet pritëse, që rrezikojnë seriozisht rënien. Partizani falë një pjese të dytë të shkëlqyer, nuk i dha shpresa mbijetese skuadrës debutuese të Lushnjës, që vetëm në rast se ndryshon në merkaton e janarit dhe zhvillon një pjesë të dytë të jashtëzakonshme, do të mund t’i shpëtojë rënies nga kategoria.  Batha, Progni dhe Trashi në harkun e 22 minutave, realizuan tre golat për të besuarit e trajnerit, Sulejman Starova. Gati dramatike mund të konsiderohet humbja dhe përmbysja e Vllaznisë në “Loro Boriçi” me Laçin, 1-2. Ishin vendasit që kaluan të parët në epërsi, me anë të Hasanit, por barazoi Rexhinaldo në fund të pjesës së parë, pas një 11-metërshi, që akordoi gjyqtari Andi Koçi. Lushnja, tre minuta para se të mbyllej takimi, kaloi miqtë në epërsi. Sot në Gjirokastër, Luftëtari vendas pret Flamurtarin, në takimin e fundit të javës.

Luftëtari-Flamurtari           1-1

Shënues: Bregu 80’ / Zhufo 25’

Luftëtari: Ruçi, Toledo (Janku 60′), Zeqaj, Beqiri, Rapa, Aleksi, Ramadani, Rroca (Rapo 46′), Bregu, Abazaj, Lamçja (Përgjini 75′). Trajner: Hasan Lika

Flamurtari: Nurkoviç, Liçaj (Hoxhaj 57′), Bicaj, Pollozhani, Jakovljeviç, Musta, Useini, Sidibe, Zhufo (Hyseni 88′), Danilo Alvesh (Kamara 83′), Bushiç. Trajner: Shpëtim Duro

Kartonë të verdhë: Aleksi 61′, Rapa 65′ / Zhufo 7′, Sidibe 54′, Useini 65′, Jakovljeviç 65′, Bicaj 90′

Gjyqtarë: Ardian Beqiri, Gernat Qirici, Ani Koçiaj, Emirion Sino

 

Lushnja-Partizani 0-3

Shënues: Batha 60’, Progni 72’, Trashi 82’

Lushnja: Spaho, Meto, Prençi, Marku, Ruço, Magani, Gava (Taullau 62’), Alushi (Papa 51’), Mone (Papa 62’), Canka, Sefa. Trajner: Hysen Dedja

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Atanda, Maloti, Kalari, Batha, Vila, Trashi, Asani (Sukaj 62′), Progni (Kotobelli 84′), Bardhi. Trajner: Sulejman Starova

Gjyqtar: Remzi Sadiku

Vllaznia-Laçi 1-2

Hasani 6’ / (11-m) Rexhinaldo 45’, Lushkja 87’

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Gurishta, Orelesi, Marku, Bardulla (Kalaja 71’), Vucaj, Hasani, Lika (Ribaj 86’), Çinari, Atsina (Hajdari 61’). Trajner: Ernest Gjoka

Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjini, Jonuzi, Bardhi (Kallaku 65’), Eskerda (Lushkja 84’), Uzuni, Xhixha (Bushi 59’), Rexhinaldo. Trajner: Gentian Mezani

Gjyqtarë: Andi Koçi

Hasan Lika, trajneri i Luftëtarit:

Është me natyrë individuale të zgjidhësh situatat. Duhet të jemi më të kujdesshëm, ta interpretojmë më mirë rastin. Prodhimi i lojës na ka dhënë mundësi të shënojmë. Kemi probleme në aspektin mbrojtës si skuadër dhe si individë. Dua të falënderoj futbollistët që dhanë maksimumin, pa përjashtim. Veçanërisht Beqirin, i cili pësoi një dëmtim në nxemje, por sakrifikoi. Falënderoj edhe Rrocën dhe Aleksin, që kanë pasur probleme gjatë stërvitjes gjatë javës. Aleksi e kaloi traumën gjatë ndeshjes. Kemi marrë gol dhe me lojë kemi arritur të marrim rezultat. Krijojmë shumë, por na mungon konkludimi. Alternativat nuk i kemi. Na duhet të përforcohemi, pasi me këtë kontigjent kemi probleme në këtë kampionat të gjatë. Besoj se do të përforcohemi, kështu kemi biseduar me presidentin. Kemi lojtarë të rinj. Kemi përshtatur edhe Rapën në mbrojtje.”

Shpëtim Duro, trajner i Flamurtarit:

Rezultati 1-0 në asnjë moment nuk ka garanci. Duhet ta kishim ndeshjen, sepse Luftëtari ka lojtarë që mund të të ndikojnë. Në pjesën e dytë Luftëtari nuk na rrezikoi në asnjë moment, përveç rastit të golit. Me Laçin arbitri na mohoi dy penallti. Me Kukësin dhe Skënderbeun barazimi ishte normal, ndërkohë që sot barazimi mund të cilësohet normal, sepse ata kanë 3-4 lojtarë në fazën sulmuese. Më vjen keq që nuk fituam, por në këtë situatë që ndodhet Luftëtari është i pranishëm. Në pjesën e dytë administruam shumë mirë lojën, teksa kishim dhe shanse për të shënuar. Bushiç nuk ka qenë në 100 për qind, rrezikova shumë me të. Kur shpërdoron raste, edhe mund ta pësosh.”

 

Trajneri i Partizanit, Sulejman Starova:

Jemi në ekuilibër tani për golat e shënuar dhe pësuar. Kemi marrë tri pikët dhe kemi rritur moralin. Për skuadrën tonë është faza e parë dhe duhet të marrim sa më shumë pikë. Bardhi dhe Progni janë dy nga sulmuesit më të mirë në Shqipëri. Presim nga Sukaj dhe Fili. Kemi një konkurrencë të madhe në mesfushë me ardhjen e Asanit. Janari do të sjellë lojtarë për ambiciet që ka presidenti Demi.”

Trajneri i Lushnjës, Hysen Dedja:

Futbollistët janë në gjendje të rëndë psikologjike. Pas golit të shënuar nuk ekzistonim në fushë. Ndoshta jam i tensionuar në këto momente, por do të bisedoj me krerët e klubit për të kuptuar sesi mund të dilet nga kjo situatë. Kam më shumë se një muaj që drejtoj ekipin, por në këto humbje ndjej peshën time si trajneri i ekipit.  Kontigjenti i lojtarëve nuk është i plotë pasi kemi edhe të dëmtuar.”

Ernest Gjoka, trajner i Vllaznisë:

“Ndjej keqardhje. Humbëm një ndeshje, që duhet ta kishim interpretuar më mirë. Bëmë shumë gabime dhe nuk arritëm të shpreheshim si duhet në fushë. Mendoj se duhet të ndërgjegjësohemi për momentin ku jemi, pastaj të flasim  për merkatos, që do të thosha se është shumë larg. Sot gabuam shumë, që nga mbrojtja dhe deri lart. Duhet të rregullojmë gabimet çdo javë.”

Gentian Mezini, trajneri i Laçit

Jemi të kënaqur nga rezultati, pasi erdhi me përmbysje dhe kjo më gëzon më shumë. Kjo do të thotë që ekipi reagon dhe ka karakter. Megjithatë duhet t’i gëzohemi fitores për momentin dhe të qëndrojmë me këmbë në tokë. Nuk mund të flasim për Europën pasi jemi një ekip i ri. Eskerda ka bërë një operacion vitin e kaluar kështu që nuk mundet të ishte ende i gatshëm.”

 

 

Kategoria Superiore

Java e 13-të/Të shtunën

Skënderbeu-Kukësi       2-1

Teuta-Kamza                  0-1

Dje

Lushnja – Partizani       0-3

Vllaznia-Laçi                   1-2

Sot

Luftëtari-Flamurtari      1-1

 

Klasifikimi

Skënderbeu          31

Kamza                   23

Kukësi                   22

Flamurtari           22

Laçi                        18

Partizani               18

Teuta                     15

Vllaznia                12

Luftëtari               10

Lushnja                 5

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: