Bullgaria dërgon ndihma të shumta për të prekurit nga përmbytjet

Bullgaria dërgon ndihma të shumta për të prekurit nga përmbytjet
Në shenjë solidariteti dhe mirënjohje qeveria bullgare ka vënë në dispozicion të familjeve të prekura nga përmbytjet e fundit mjaft ndihma financiare e ushqimore.

Sipas kryeministrit bullgar Bojko Borisov, ndihma po përgatitet për Shqipërinë, që është edhe vendi më i dëmtuar pas reshjeve intensive të shiut në Gadishullin e Ballkanit. Sipas agjencisë bullgare të lajmeve “Novinite.com”, ndihma është afërsisht 70 000 BGN. Kjo e fundit është siguruar nga rezervat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit, Ministrisë së Brendshme dhe Kryqit të Kuq Bullgar.

Nga njoftimi i Ministrisë së Brendshme, ndihma e akorduar është 8 ton dhe përmban tenda, batanije, dyshekë, kuti të ndihmës së parë dhe ushqim. Transporti i tyre do të nisë nesër në orën 8:00 me aeroplanin “Spartan” të Forcave të Armatosura.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: