Burg përjetë vrasësit të oficerit të FNSH-së

Burg përjetë vrasësit të oficerit të FNSH-së
Gjykata për Krimet e Rënda vendosi ta lërë përjetësisht në Burg David Qosen, i akuzuar për vrasjen e efektivit të FNSH-së, Ardian Kodra, ngjarje e regjistruar vitin e kaluar në Torovicë të Lezhës.

Mbrojtja e të pandehurit pretendoi se Qosja vuan nga probleme mendore, por ekspertiza më herët e rrëzoi pretendimin e tyre.

Forcat Speciale kishin mbërritur në Torovicë të Lezhës pas njoftimit të marrë se autori qëllonte me armë në mes të fshatit duke terrorizuar banorët.

Në tentativë për arrestimin e Qoses, efektivi Kodra është qëlluar nga dy plumba të cilët i shkaktuan plagë të rënda në kokë.

Oficeri humbi jetën gjatë rrugës për në spital, ndërsa efektivët e FNSH-së arritën të arrestonin David Qosen pas pesë ore rezistencë që ai bëri ndaj policisë.

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: