Champions, shorti tregohet mizor me PSG e Chelsea

Champions, shorti tregohet mizor me PSG e  Chelsea
Shorti është treguar bujar me ekipet britanike Manchester United, Manchester City e Liverpool.

Barcelona do të përballet me Chelsea, Real Madrid do të ndeshet me PSG, në dy nga përballjet më emocionuese për një vend në çerekfinale të UEFA Champions League.

Shorti ka përcaktuar tetë çiftet që do të diskutojnë për një vend në tetë më të mirat e këtij sezoni në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, në kontinent.

Ndeshjet e para do të luhen më 13/14 shkurt dhe më 20/21 shkurt dhe ato të kthimit që do të përcaktojnë tetë ekipet më të mira në Champions, 6/7 e 13/14 Mars.

Shorti i 1/16-ve

Juventus-Tottenham

Basel - Manchester City

Porto - Liverpool

Sevilla - Manchester United

Real Madrid - Paris Saint-Germain

Shakhtar Donetsk - Roma

Chelsea - Barcelona

Bayern Munich – Besiktas

16 skuadrat pjesëmarrëse

Anglia - 5 ekipe

Spanja - 3 ekipe

Italia - 2 ekipe

Gjermania, Franca, Zvicra, Ukraina, Portugalia, Turqia - 1 ekip

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: