City kryeson kampionatin por golat "flasin" ndryshe, Salah kryeson listën e golashënuesve

City kryeson kampionatin por golat "flasin" ndryshe, Salah kryeson listën e golashënuesve
Ka kaluar afro gjysma e kampionatit anglez të Premier Ligës, teksa Manchester City shpallet “kampion” i dimrit duke kryesuar 46 pikë, 11 më shumë se ndjekësi United në vendin e dytë.

Por statistikat e golave flasin ndryshe pasi listën e kryeson ylli i Liverpool Mohamed Salah.

Egjiptiani në 16 ndeshjet e para ka shënuar 13 gola, duke lënë mbrapa tij sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane me 12 gola.

Top pesëshen e mbyllin Sergio Aguero, Alvaro Morata dhe Raheem Sterling me nga 9 gola.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: