Dëbora vjen në Dajt, moti sot

Dëbora vjen në Dajt, moti sot
Mëngjesin e kësaj të diele mali i Dajtit në Tiranë është zbardhur nga dëbora. Sipas meteorologëve në orët e para të ditës së sotme do të ketë vranësira dhe reshje të pakta dëborë në zonat Lindore dhe Juglindore ndërsa pjesa tjetër e vendit kalon kryesisht e kthjellët.

Gjatë ditës Shqipëria dominohet nga mot kryesisht i kthjellët por shumë i ftohtë pasi temperaturat e ajrit do të luhaten nga -5 / -6°C mëngjesi në zonat e thella në Veri deri në 10 / 11°C maksimumi në zonat Jugperëndimore. /s.i/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: