Dëborë në Qarkun e Kukësit,  ja rrugët ku duhet kaluar me zinxhirë

Dëborë në Qarkun e Kukësit,  ja rrugët ku duhet kaluar me zinxhirë
Qarku i Kukësit  në orët e para të mëngjesit u përfshi nga reshje dëbore. Reshjet janë me intensitet mesatar e të ulët  dhe mbi 600 m lartësia e dëborës varion nga 5 deri 20 cm në rajonin e Valbonës. Sipas informacioneve të marra nga strukturat e emergjencave civile në tre bashkitë e strukturat përgjegjëse që menaxhojnë situatën bëhet e ditur se nuk ka patur probleme. Ndërkohë në akset ku ka prani dëborë janë angazhuar edhe borëpastrueset.  Aktualisht të gjitha akset rrugore që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë të qarkullueshme normalisht. Reshjet e rëna gjatë mëngjesit të sotëm kanë krijuar vështirësi momentale, ku është ndërhyrë nga firmat kontraktore për stabilizimin e gjendjes. /s.i/afp.al/

Rrugët me dëborë

Rruga e Kombit lartësia e borës 5 cm në Tunel-Kalimash.Kanë punuar 6 borëpastruese.

Kolsh-Q.Shllak  lartësia e borës 6 cm në Q.Shllak.Kanë punuar 4 borëpastruese.

Kukës-Bushtricë  lartësia e borës 5 cm .Kanë punuar 2 borëpastruese.

Kukës-Ura e Zapodit nuk ka prani dëbore.Kanë punuar 2 fadroma për pastrimin e gurëve e dherave.

Kukës-Krumë-Q.Prushi-Kam lartësia e borës 10 cm në Q.Tobli.Kanë punuar 2 borëpastruese.

B.Curri-Kam  lartësia e borës 5 cm në Q.Luzhë.Kanë punuar 2 borëpastruese.

B.Curri-Valbonë  lartësia e borës 20 cm .Kanë punuar 2 borëpastruese dhe 2 fadroma.

Q.Morinë-B.Curri-Fierzë-Lekbibaj lartësia e borës 5 cm .Ka punuar 2 borëpastruese.

Janë vënë në punë 20 borëpastruese 4 fadroma për mbajtjen në gatishmëri të akseve rrugore.

Aktualisht janë pa energji vetëm  Njësia Administrative Zapod e  Bashkisë Kukës.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: