Derbi i Përmetit mbyllet me turp, ndërpritet ndeshja pas dhunës

Derbi i Përmetit mbyllet me turp, ndërpritet ndeshja pas dhunës
Dhuna nuk ndalet në kategoritë inferiore të futbollit shqiptar.

Pamje tronditëse vijnë nga Kategoria e Dytë, në ndeshjen derbi mes Përmetit dhe Këlcyrës.

Gjyqtari pasi është goditur fillimisht është parë të vrapojë drejt forcave të pakta të  rendit, ndërsa futbollistë e persona të tjerë të stolit të Këlcyrës vrapojnë ta godasin atë.

Ndërhyrja e forcave të rendit, përveç se ata ishin të pamjaftueshëm në numra, la shumë për të dëshiruar.

Në një terren që nuk u përshtatet as ndeshjeve për amatorë, ka mjaftuar vendimi i gjyqtarit Albi Paço për të dhënë një 11-metërsh në favor të Përmetit, që situata të dalë brenda pak sekondave jashtë kontrollit . Për autoritetet mjafton t’i bëhet një analizë ndeshjes në fjalë, përfundimi është thjeshtë: Asnjë vlerë për zhvillimin e futbollit në vend, veçse dhunë, apo një ndeshje që “edukon dhunë” . Atëherë pse duhet të luhen të tilla ndeshje?

Ndeshja pas incidenteve është ndërprerë për të mos filluar më, duke përfunduar në disiplinën e FSHF-së, nëse në polici nuk do të ketë denoncim nga gjyqtari.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: