Dosjet e ‘humbura” në Elbasan, janë deleguar

Dosjet e ‘humbura” në Elbasan, janë deleguar
Çështja e dosjeve të zhdukura në Prokurorinë e Elbasanit, më shumë se sa një ngjarje kriminalë, është një konflikt mes drejtuesit të Prokurorisë dhe prokurores që ka denoncuar zhdukjen.

Burimet pranë prokurorisë së Elbasanit u shprehën për Top Channel se dosjet që prokurorja Amanda Xhaferri i ka denoncuar si të zhdukura nga zyra e saj, në fakt janë marrë me procesverbal dhe u janë deleguar për hetim prokurorëve të tjerë të njësisë task-forcë Kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit.

Më konkretisht, mësohet së drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Dritan Gina i ka hequr prokurores Amanda Xhaferri disa dosje me argumentimin së për një kohë të gjatë nuk kishte kryer veprime hetimore dhe këto dosje ia ka deleguar për hetime prokurorëve të tjerë.

Në zbatim të këtij vendimi të drejtuesit të Prokurorisë, janë tërhëqur edhe fizikisht dosjet nga zyra e prokurores Xhafërri për në zyrat e prokurorëve që kanë marrë në dorëzim çështjet.

Ky fakt nuk është pranuar nga prokurorja Amanda Xhaferri, e cila e cilëson të paligjshme heqjen e çështjeve që po hetonte dhe në këto rrethana ka denoncuar në polici si të zhdukura dosjet.

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: