Edhe 30 vjet burg serialkillerit, që ekzekutoi shqiptaren për Shën Valentin

Edhe 30 vjet burg serialkillerit, që ekzekutoi shqiptaren për Shën Valentin
Gjykata e Torinos, e ka dënuar sot edhe me 30 vjet të tjera burg 59-vjeçarin nga Genova Maurizio Minghella, që akuzohej për vrasjen rreth 20 vjet më parë, pranë Rivolit, ditën e Shën Valentimit të vajzës shqiptare, Floreta Islami.

Vrasësi serial ndodhet tashmë në burg i dënuar me disa burgime të përjetshme për vrasjen e shtatë prostitutave.

Italiani ka kryer edhe të tjera vrasje në zonën e Torinos në periudhën 1996-1998.

Vrasësi në kohë e kryerjes së ekzekutimit të shqiptares ishte i dënuar për vrasjet e katër prostitutave në Genova në fund të viteve ’70, por kishte mundësinë të dilte nga burgu gjatë ditës për të shkuar në punë.

Kuestura e Torinos ka hapur më 2015 disa çështje të pambyllura të asaj periudhe, nën dritën e fakteve të reja. Një nga këto ka të bëjë me shallin e leshtë me ngjyrë të kuqe të përdorur për të mbytur Islamin, 20 vjeç në kohën e vdekjes.

Thuajse 20 vjet më pas, teknologjitë e reja biomolekulare të përdorura nga policia shkencore kanë mundësuar evidentimin e DNA-së së Minghellës mes fijeve të shallit.

(Marrë me shkurtime nga /www.ilfattoquotidiano.it)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: