Elbasan, prangoset anëtari i fisit Çapja për llogari të shtetit italian

Elbasan, prangoset anëtari i fisit Çapja për llogari të shtetit italian
Policia e Elbasanit prangosi sot shtetasin Besnik Çapja nga Elbasani, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.

Ai akuzohet për pjesëmarrjes në Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

Besnik Çapja, 40-vjeç, u arrestua nga policia e Elbasanit në bashkëpunim edhe me Interpol Tirana dhe FNSH-në.

“Besnik ÇAPJA, (alias Besnik BYLYKU, Kliton PRIFTI) 40 vjeç,  lindur në Elbasan dhe banues në  Elbasan mbahej nën vëzhgim nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Elbasan, dhe arrestimi i tij u bë në një pikë lloto - sporti në rrugën "Rinia", në lagjen "Visarion Xhuvani" Elbasan”, sqaron policia.

Sipas policisë së qakur Elbasna, Besnik Çapja më datë 28.11.2017,  ishte shpallur  në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma, Itali, pasi ishte dënuar me 6 vjet e 4 muaj burgim, për kryerjen e veprës penale të “Pjesëmarrjes në Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 110 të Kodit Penal Italian dhe neni 73 i ligjit  309/1990.

Ai akuzohet se gjatë periudhës 01.06.2011 deri në 16.11.2011, në Torino, Santena,  ka qenë në cilësinë e anëtarit të organizatës kriminale për trafik droge, kryesisht kokainë.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: