Elbasan-Tiranë, ende e bllokuar, ARSH në hetim për gjetjen e përgjegjësve

Elbasan-Tiranë, ende e bllokuar, ARSH në hetim për gjetjen e përgjegjësve
Drejtori i ARSH, Afrim Qendro deklaroi se ende nuk ka një datë të saktë se kur do të hapet sensi i bllokuar i rrugës nga Elbasani në Tiranë. Në një prononcim për mediat si u shpreh se po bëhet studimi gjeologjik, ndërsa pas analizës do të dalin edhe përgjegjësitë e firmës që e ndërtoi. “Ende nuk ka një datë se kur do të jetë e hapur plotësisht. Rruga do të hapet, pasi të jemi të sigurt që jeta e qytetarëve nuk rrezikohet. Nuk jam në dijeni për rrëshqitje të tjera, rruga është marrë në dorëzim nëntorin e vitit të kaluar. Përsa i përket përgjegjësive të firmës do të dalin pas analizës së plotë.

Lëvizja nga Elbasani në Tiranë vijon që të bëhet prej ditës së djeshme nga rruga e vjetër e Krrabës, ndërsa që nga Tirana për në Elbasan vijon normalisht qarkullimi nga tuneli.

/s.i/afp.al/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: