Fati i Bale ende i paqartë mund të rikthehet në Tottenham

Fati i Bale ende i paqartë mund të rikthehet në Tottenham
Pas formës jo të mirë dhe dëmtime që po e përndjekin prej kohësh, ka zëra për një rikthim të mundshëm të Gareth Bale tek Tottenham.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe menaxheri i Tottenham, Mauricio Pochettino, i cili u shpreh se Bale mund të kthehet në Londër.

“Ka mbajtur kontakte me klubin, por nuk kam ndonjë afërsi me të ose agjentin e tij. Kjo është e tëra që mund të them”, deklaroi Pochettino. Mediat shpesh përmendin largimin e Bale në destinacion të ri, por duket se uellsiani është i lumtur në Madrid.

Njëri nga agjentët e tij ka thënë se Bale dëshiron të përfundojë karrierën në Real Madrid.

“Pëlqen Madridin, jetën në qytet. Natyrisht, i pengon se njerëzit nuk i ofrojnë mbështetje, por u japin mbështetje disa lojtarëve tjerë të cilët nuk janë edhe aq të mirë. Kjo është e pabesueshme.

Kjo ndodh vetëm në Spanjë, ndërsa tifozët duhet ta kuptojnë sa i mirë është ai”, ka thënë agjenti i lojtarit, Jonathan Barnett.

Këtë sezon për shkak të lëndimit Bale ka luajtur vetëm dhjetë herë, por arriti të shënojë tre gola dhe të ketë pesë asistime, duke u bërë asistuesi më i mirë në skuadër.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: