Fier 3 të plagosur, shkak dalja e makinës nga rruga

Fier 3 të plagosur, shkak dalja e makinës nga rruga
Një automjet ka dalë nga rruga në aksin rrugor Fier-Ballsh ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona. Policia sqaron se aksidenti ndodhi “në vendin e quajtur "Visok", ku Beqar Molishtari, 43 vjeç duke drejtuar mjetin tip "Benz" ka dalë nga rruga dhe si pasojë është dëmtuar vet drejtuesi i mjetit si dhe pasagjerët, shtetasit F.B, 33 vjeç dhe A.R, 53 vjeç, banues në Fier, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve”.  Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Ndërkohë policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit. /s.i/afp.al/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: